Kryetari i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në everinë serbe, Marko Gjuriç, deklaroi se presidenti Vucic nuk do të shkojë së shpejti në Bruksel. Kjo sepse kreu i shtetit serb sipas tij, nuk ka marrë mbështetjen e duhur.
Brukseli duhet të presë pak para se ta shohë sërish presidentin serb Vuçiç atje. Kjo sepse nuk ka pasur asnjë mbështetje për idetë e tij në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovën.
Kreu i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, zgjodhi të bëjë këtë deklaratë kur u pyet nëse dialogu Prishtinë – Beograd do të vazhdonte.
Ai konfirmoi gjithashtu se Vuçiç nuk do të udhëtonte në Nju Jork në fund të muajit për të marrë pjesë në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si dhe theksoi se nuk do të ketë asnjë takim në lidhje me Kosovën në Nju Jork.
Gjuric tha se kur lidershipi serb nisi përpjekjet për të gjetur një kompromis apo mënyrë racionale për të zgjidhur marrëdhënies mes serbëve dhe shqiptarëve, u përball me një sërë sulmesh dhe kritikash. Dhe ai që vuajti më shumë pasojat ishte pikërisht presidenti serb Vuçiç.
Vucic sipas tij la mënjanë autoritetin dhe njohuritë e tij për të gjetur një kompromis, por kur u gjend në qendër të sulmeve ai e pa se kishte mbetur vetëm.
Sipas Gjuriç komuniteti ndërkombëtar jo vetëm nuk e mbështeti, por përkundrazi zgjodhi të qëndrojë në heshtje dhe ta kritikojë.
Kjo është arsyeja se pse Brukseli duhet të presë dhe pak për të parë presidentin Vuçiç në ndonjë takim tjetër, përfundoi Gjuriç. /abcnews.al