Deklarata e fortë e Mustafa Nanos: Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë në politikën shqiptare

schedule21:09 - 4 Shkurt, 2020

schedule 21:09 - 4 Shkurt, 2020

“Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë mbijetesën dhe jetesën në politikën shqiptare”. Kështu deklaroi Mustafa Nano, në monologun e tij në “Provokacija”.

Nano iu referua një deklarate të dhënë nga Hajdari pak kohë më parë, ku shprehej se nëna e saj do t’i nënshtrohet procesit të vettingut si çdo gjyqtare tjetër dhe ajo nuk futet fare në këtë mes.

Pikërisht kjo deklaratë ka befasuar Nanon, që sipas moderatorit dikush tjetër në këto rrethana nuk do e deklaronte një gjë të tillë.

Nano shprehet më tej se nëse bien dakord që Hajdari është naive, pikërisht për këtë fakt ajo nuk do e ketë të gjatë mbijetesën në politikë. Ndër të tjera moderatori e krahason atë me Rudina Seserin, ndërsa nuk heziton t’i japë edhe një këshillë.

Nëse do të mbijetosh në politikë, e para, ne do të donim që ti të ishe kështu siç je dhe e dyta duhet të bësh kujdes se ka shumë stërkëmbësha në politikë shqiptare”, thotë Nano.

Monolgu i plotë i Mustafa Nanos:

Para disa ditësh Rudina Hajdari ishte e ftuar në Top Channel në programin e Denis Dyrnjasë, aty ky i fundit i bëri një pyetje normale. Pyetja ishte “nëna juaj është gjyqtare dhe cili do ishte qendrimi juaj nëse në procesin e vettingut ajo do digje?. ‘Pra cili do ishte qëndrimi juaj nëse institucionet që bëjnë vettingun do e përjashtojnë nënën  tuaj nga sistemi i drejtësisë?” Përgjigjia e saj ishte e pazakontë, ishte atipike. Ajo tha me fjalë të tjera, nëna ime ka punën e vet dhe unë kam punën time. Nëna ime është gjyqtare dhe si të gjitha gjyqtaret ajo do ti nënshtrohet vettingut dhe do i bindet vendimit që do marrin isntitucionet dhe unë nuk hyj fare në këtë mes”.

Kjo ishte përgjigjia e saj që mua më kapi në befasi. Mu duk një përgjigje shumë interesante, një përgjigje që të tjerët nuk do ta jepnin, madje kam përshtypjen se çdokush tjetër në vendin e saj përballë së njëjtës pyetje do të sillej ndryshe. Do të thoshte fjala vjen ‘unë ka frikë se njerëz të caktuar brenda strukturave të vettingut janë njerëz që u shërbejnë interesave politike të caktuara.

Unë ka përshtypjen se njerëz të caktuar duan të njollosin imazhin publik të familjes time, imazhin publik timin. Janë njerëz që janë të shqetësuar nga rolet dh prania ime në politike, prandaj nuk është çudi që njerëz të tillë të aktivizohen dhe të bëjnë gjëra që nuk duhet  të bëheshin. Në këto rrethana unë do denoncoj këtë lojë të ndyrë politike’.

Pra kështu e përfytyroj unë reagimin e kujdo tjetër, anëtar të klasës politike në rrethana të ngjashme. Por Rudina Hajdari nuk reagoi kështu. Unë jam i befasuar nga kjo sjellje e Rudina Hajdarit, dhe nuk është hera e parë që më befason. Është një vajzë interesante e klasës politike shqiptare. Është një anëtare interesante e Parlamentit shqiptar. Unë e di që ajo ka limitete e veta, që janë evidente, madje që shumëkush ka dashur t’ja vërë në dukje. Janë limite që kanë të bëjnë me moshën e saj, është e re. Janë limite që kanë të bëjnë me faktin që ajo është arsimuar në Perëndim. Ka qenë për një kohë të gjatë jashtë vendit dhe kjo duket edhe në ndryshim me anëtarët e tjerë të klasës politike i mungon kontakti i drejpërdrejtë me realitetin shqiptar. Por unë kam dalluar tek ajo një karakteristikë që nuk e kanë as luanët e klasës politike. Ajo ka guximin për të qenë vetëvetja. Bën vaki që unë marr për guxim atë që në të vërtetë, ndoshta nuk është guxim është naivitet. Dhe në fakt ajo është naive, por unë do preferoja njerëz naivë si puna e Rudina Hajdarit, nëse bien dakord që është naive sesa njerëz të djallëzuar me të cilët është mbushur klasa politike. Dhe unë kam frikë që për shkak të naivitetit, gjithmonë nese bien dakord që është naive, Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë mbijeteseën dhe jetesën në politikën shqiptare. Ajo nuk e di pse unë mendoj që do ketë fat të ngjashëm me fatin e një Rudine tjetër. Ju kujtohet Rudina Seseri.

Rudina Seseri para shumë vitesh erdhi në Tiranë nga Amerika. Atje ajo kishte biznesin e  vet, kishte ndërtuar një jetë të suksesshme, i la të gjitha dhe erdhi synimin për të dhënë një kontribut të vetin individual në përmirësimin e punëve të këtij vendi. Mirëpo nuk zgjati shumë kjo aventurë e saj në vendin e vet të origjinës. Një ditë prej ditësh, ajo e lodhur, e rraskapitur, duroi sa duroi dhe ia mbathi, u kthye në vendin e vet, ku ajo ka ndërtuar jetën e vet që e ka akoma. Ajo nuk mundi a përballonte këtë mjedis të çmendur, ku eleganca shpesh herë merret për dobësi, ku modestia shpeshherë merret për frikë, kur hilja shpesh herë merret për inteligjencë, kur robi i ndershëm merret për leshko. Dhe ku sa më shumë të jesh maskara, i ligë, me vese, aq më shumë ke shanse që të arrish suksesin.

Kjo ishte arsyeja që unë u befasova nga sjellja e Rudina Hajdarit. Prandaj doja t’i jepja një këshillë: “Kujdes! Nëse do të mbijetosh në politikë, e para, ne do të donim që ti të ishe kështu siç je dhe e dyta duhet të bësh kujdes se ka shumë stërkëmbësha në politikë shqiptare. Një shapo nga ana ime, unë e di që nuk është një gjë që ju e mirëprisni e dashur Rudina për shkak të kritikave që unë kam shprejur për rolin politk në adresë të babait tuaj, por kjo nuk më pengon t’ju bëj një shapo juve.

/abcnews.al