Deklarata e Dodikut për Schmidt, reagon SHBA: Një tjetër sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit

schedule16:19 - 7 Shtator, 2023

schedule 16:19 - 7 Shtator, 2023

“Kërcënimi i Presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik se do të pengojë hyrjen e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt dhe do të kufizojë lirinë e tij të lëvizjes, është antikushtetues dhe përfaqëson një sulm tjetër të qëllimshëm ndaj Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, rendit kushtetues dhe Bosnje-Hercegovinës”.

Kështu është shprehur Ambasada Amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë në reagimin e saj, shkruan N1.

“Përfaqësuesi i Lartë është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të aspekteve civile të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila i detyron zyrtarët të bashkëpunojnë me të dhe ai gëzon status diplomatik në të gjithë Bosnje-Hercegovinën sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike,” thuhej ndër të tjera në reagim.

Ditën e djeshme. Dodik deklaroi se Republika Srpska po përgatit një dekret për arrestimin dhe dëbimin e përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!