Deklarata e Daçiç: Katalonja njësoj si Kosova, fuqitë e mëdha nuk ndërhynë

schedule15:56 - 28 Tetor, 2017

schedule 15:56 - 28 Tetor, 2017

Katalonja ndodhet në të njëjtën situatë si Kosova por kësaj here fuqitë e mëdha nuk kanë ndërhyrë. është ky reagimi i ministritë jashtëm serb Ivica dacic duke shtuar se shpallja e pavarësisë nuk ka asnjë vlerë ligjore Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic deklaroi se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Katalonjës nuk ka asnjë vlerë ligjore duke shtuar se Serbia mbështet integritetin territorial të Spanjës. Dacic krahasoi vendimin e parlamentit të Barcelonës me atë të Ptishtinës, kur shqiptarët shpallën pavarësinë në 2008, në një deklaratë që Serbia e cilëson ende si shkelje të kushtetutës, integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë. Dhe njëherë më shumë politikani serb theksoi se në atë kohë ishin shumë vendet që e mbështetën dhe pranuan pavarësinë e Kosovës, ndërsa tashmë nuk mbështesin Katalonjën dhe pse sipas Dacic rastet janë të ngjashme. Dacic reagoi dhe për deklaratat e presidentit të komisionit europian Zhan Klod Junker i cili disa ditë më parë u shpreh se Jugosllavia kishte ushtruar dhunë në Slloveni dhe Kroaci dhe për këtë arsye Jugosllavia nuk mund të krahasohet me Soanjën dhe Katalonjën. Sipas Dacic, Junker dhe jo vetëm prej kohësh kanë thënë shumë budallallëqe dhe po mban një detyrë të cilën nuk mund ta kryejë. Ministri i jashtëm serb këmbënguli se ka shumë ngjashmëri mes Katalonjës dhe Kosovës – është një lëvizje e një anshme dhe një shpallje e njëanshme e pavarësisë. Dacic u shpreh se i vetmi ndryshim mes vendeve është se në këtë rast fuqitë e mëdha nuk e mbështesin Katalonjën ndërsa në rastin e Kosovës interesat ndryshonin. Sipas tij bota duhet të mbështetet në oligjet ndërkombëtare dhe jo tek fuqitë e mëdha.