Deklarata e “çmendur” e Gjuric: 58 % e kosoves i përket Serbisë

schedule12:36 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 12:36 - 25 Dhjetor, 2017

Mediat kosovare raportojnë për deklaratën më të fundit të drejtorit të së ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë. SIpas tij 58 për qind e terriktorit të Kosovës i takon Serbisë.

Në vazhdim të dialogut me Prishtinën, Beogradi do të këmbëngulë të verifikojë çdo gjë që i takon pasurisë serbe në Kosovë. Në vijim të kësaj deklarate drejtori i të ashtuquajturës zyrë për kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuric, shton se kadastra thotë se 58 për qind e tokës së Kosovës është pronë serbe.

Mediat kosovare raportojnë deklaratat e tij sipas të cilave zgjidhja e marrëdhënieve për pronën në Kosovë do të jetë njëri nga kushtet kryesore të palës serbe në mënyrë që të arrihet normalizimi i gjithanshëm i marrëdhënieve me Prishtinën. Gjithnjë sipas tij, në vazhdim të dialogut të Brukselit, Beogradi do të kërkojë rishikimin e privatizimit në Kosovë e me këtë iniciativë zyrtarisht do t’i drejtohet UNMIK-ut e EULEX-it.

Gjuric, duke folur për gazetën “novosti” të Beogardit, tha se privatizimi në Kosovë është bërë pa respektuar kushtet e UNMIK-ut dhe pa pajtimin e bashkësisë serbe dhe të Serbisë. Kështu, sipas tij Serbia është dëmtuar me shuma të paçmueshme parash.

Në kuadër të bisedimeve për pronën Beogradi, do të kërkojë sipas tij, rikthmin natyror të pasurisë kishtare, që do të thotë kthim të tokës së marrë manastireve e jo dëmshpërblim për të.

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se “studimi i gjithanshëm për privatizimin në Kosovë tregon se më shumë se 900 ndërmarrje janë bërë me pronarë jo të ligjshëm dhe pa pëlqim të pronarëve të vërtetë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!