Deklarata e Bashës, reagon Berisha: Burri ka 1 jetë, por besëprerit nuk i dalin as 10 të bëhet burrë

schedule18:35 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 18:35 - 13 Dhjetor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha gjatë një konference me gazetarët se Berisha është një person pa burrësi dhe ish-komunist i vjetër që për interesat e tij personale është gati të thërrmojë edhe fëmijën e vet politik.

Lexo edhe: Basha: Berisha, ish-komunist, që nuk ka burrëri, llumi i PD-së krijoi organizatë anti-amerikane

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se burri ka vërtëtë një jetë, por besëprerit, që në këtë rast i referohet kryedemokratit Lulzim Basha, nuk i dalin as 10 jetë që të bëhet burrë.

“Burri ka vertet 1 jete me u korit por besprerit nuk i dalin as 10 jete te behet burre!”, shkruan Sali Berisha. m.v/Abcnews.al