George dhe Amal Clooney janë një nga çiftet e preferuara të Hollivudit, megjithatë ata janë kujdesur ta ruajnë private lidhjen e tyre.
Mirëpo, në një intervistë të fundit me revistën Time, Amal ka folur si rrallëherë për martesën e saj dhe rritjen e binjakëve të tyre katërvjeçarë, Alexander dhe Ella.
“Martesa ka qenë e mrekullueshme. Unë kam si bashkëshort një partner që është tepër frymëzues dhe mbështetës, dhe ne kemi një shtëpi të mbushur me dashuri dhe të qeshura. Është një gëzim përtej çdo gjëje që mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Ndihem shumë me fat që kam gjetur një dashuri të madhe në jetën time dhe për faktin që jam nënë, kështu që e gjej ekuilibrin tim”, tha ajo.
Çifti janë martuar që nga viti 2014 dhe pritën binjakët e tyre në vitin 2017, aktori ishte 52 vjeç kur takoi avokaten.
“Dëgjo, nuk doja të martohesha; Nuk doja të kisha fëmijë. Dhe më pas kjo qenie njerëzore e jashtëzakonshme hyri në jetën time dhe unë thjesht rashë në dashuri çmendurisht”, tha George dikur në një intervistë./abcnews.al