Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deklarata absurde: Kush simulon gabon më shumë se racistët!

schedule16:23 - 25 Shtator, 2019

schedule 16:23 - 25 Shtator, 2019

Giovanni Malago, presidenti i CONI-t, ka folur për racizmin në Itali dhe nuk mungojnë gafat. Si fillim ai bën thirrje që të gjithë të rriten dhe të japin shembuj pozitivë. Ai bën një krahasim të simuluesve dhe racistëve, gjë që në mediat italiane nuk ka kaluar pa u vë re dhe pa u komentuar.

“Le të marrim si shembull ata që hidhen për të marrë një faull. Kjo është diçka serioze. Çfarë shembulli japim? Ata që bëjnë ‘buuu’ ndaj një lojtari me ngjyrë gabojnë, por është edhe më e gabuar që një futbollist që merr 3 milionë euro në vit të simulojë për të fituar një penallti dhe më pas të gëzohet nëse arbitri nuk shkon ta shikojë në VAR”, u shpreh Malago.

Më vonë ai i është rikthyer të njëjtës temë, duke korrigjuar veten: “Unë nuk po them që ata që hidhën në zonë janë më të këqij se ata që lëshojnë kore raciste. Çdo protagonist duhet të bëjë pjesën e vet në mënyrë sa më etike”.

ZGJIDHJA – “Në Itali ka një tolerancë ndaj që atyre ulërijnë ose hedhin një banane. Nëse edhe Antonio Conte, i rikthyer pas eksperiencës në Angli, i ka gjetur gjërat edhe më keq, atëherë na duhet të reflektojmë. Duhet tolerancë zero. Shumë vende kanë pasur probleme me dhunën në stadiume dhe me ndërhyrje konkrete kanë gjetur zgjidhje. Por ka një problem. Nëse klubet nuk janë në gjendje të identifikojnë ta që shkaktojnë këto probleme, gjithçka bëhet më e ndërlikuar”, përfundoi Malago. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!