Dekania e Teknologjisë dhe Biznesit: Ju tregoj risitë këtë vit në Kolegjin Universitar Bedër

schedule15:40 - 10 Shtator, 2020

schedule 15:40 - 10 Shtator, 2020

Kolegji Universitar Bedër këtë vit akademik vjen me risi për studentët. Prof. Asoc. Dr. Tidita Abdurrahmani, dekane e Fakultetit të Teknologjisë dhe Biznesit në Kolegjin Universitar Bedër e ftuar në Abc News u shpreh se duke parë kërkesat e tregut fokusi është zhvendosur drejt degëve teknike, pasi shkencat kompjuterike po bëhen më të kërkuara në treg, sidomos referuar edhe situatës.

Kolegji Universitar Bedër ka ofruan edhe lëndë nga shkencat sociale, por duke parë kërkesat e tregut të punës jemi orientuar drejt degëve teknike, se shkencat kompjuterike po bëhen shumë të kërkuara për momentin. Degët që ofrojmë janë shkenca kompjuterike, IT dhe programin në Web që është program dyvjeçar, shumë ndihmës për studentët, që duan të bëhen teknicienë për vetëm dy vite. Një ndër arsyet është dixhitalizimi, mësimdhënia, të punuarit në distancë bëjnë që kompjuteri të jetë mjeti që lehtëson jetën, futet në cdo fushë. Të ndjekësh IT të kërkon të mbyllësh studimet shumë shpejt, sapo diplomuar të hidhesh në treg, apo edhe pa u diplomuar”.

Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universitar “Bedër” organizoi për herë të parë Konkursin Kombëtar të IT-së, ku pjesëmarrës ishin nxënësit e klasave të XII-ta të shkollave të mesme publike dhe jopublike. Konkursi, i pari i këtij lloji në Shqipëri, organizuar nga një universitet, ishte i ndarë në tre kategori kryesore: Bazat e IT-së, Algoritmikë dhe Programim, si dhe Programim në Web. Lidhur me këtë iniciativë, Tidita Abdurrahmani tha se disa prej maturantëve bënë punime që ndoshta edhe një student i universitetit nuk arrin.

Konkursi u zhvillua në një periudhë që ishte relativisht provimesh mature, ndikoi paksa te maturantët pjesëmarrës, por pati goxha. Ata ishin maturantë që kanë marrë njohuri paraprake. Kanë parë veten që kanë një pritje dhe duke u përfshirë në këto tre nën ndarje, merrnin një shije paraprake të asaj që do të përjetojnë në universitet. Pati maturantë shumë të saktë, të suksesshëm, bënë punime që ndoshta edhe një student i universitetit nuk arrin ti bëjë. Ne shpallëm 9 fitues me bursa të plota, 5-6 prej tyre janë studentë të universitetit Bedër. Sapo erdhën panë laboratorin, mjediset dhe cdo gjë tjetër dhe mënyrën e ndërveprimit me pedagogët, vendosën që të regjistrohen”.

Por cfarë është risi këtë vit që është i mbushur me shumë të panjohura? “Të shkencat kompjuterike shumica e studentëve janë mbi 9.5 me mesataren. Studentët që në vitin e dytë të gjimnazit fillojnë dhe mendojnë për zgjedhjet, infrastrukturën, burimet njerëzore që ofron cdo universitet. Ky vit fillon me 2-3 skenarë si për parauniversitarin dhe arsimin e lartë. Skenari i parë i rihapjes totale, të paktën për vitet e para që kanë nevojë për më shumë ndërveprim, dy skenarët e dyta kanë rezervat e mia. Jo në Shqipëri por në mbarë botën, ato të hapjes së pjesshme, apo mësimdhënies online kërkon të kemi platforma të mirë konsoliduara, shkencat teknike do ta vuajnë më shumë nëse mësimdhënia do të jetë e gjitha online. Universiteti Bedër, ne kemi krijuar platformë të mirë konsoliduar për mësimdhënien online, por studentët kërkojnë atë kontaktin fizik në klasë. Ne shpresojmë që të paktën ky skenari i dytë, pjesërisht online dhe në klasë të jetë ai që të vihet në zbatim.  Kolegji Universitar Bedër vjen me programim në Web, ne shpresojmë se do i kemi studentët aty cdo ditë, por Kolegji Universitar Bedër vjen edhe me mjedise të reja dhe laborator me infrastrukturë moderne, që uroj që të vendosim në zbatim”.

Një koment Tidita Abdurrahmani e kishte edhe për vendimin e ministrisë për hapjen e institucioneve arsimore me masat anti-covid.

Hapja erdhi si një ndjekje e linjës së asaj që po bëhet në mbarë Europën, pati një konsensus në mbarë Europën, ashtu sikur duhen protokolle shumë të ngurta. Ministria e Arsimit ka hartuar një udhëzues që u iniciua nga Shëndetësia, më pas u përpunua më tej. Ai iu dërgua shkollave dhe drejtorive arsimore, ka mangësitë e veta, ku lë për spekticizëm. Njëra është mbingarkesa e mësuesve, parashikohet që të përfshihen në disa turne mësimi. Do të jenë po ato mësues në 4 turne do të ketë vetëm pagesa të orëve shtesë, por jo shumë rekrutim stafi. Orët e shkurtuara janë më sforcuese dhe mësuesit i duhet ta nisë në mëngjes deri në tetë të darkës. Prodhon lodhje psikologjike të mësuesve, mund të shoqërohet edhe me rënie të cilësisë”.

Por sa janë pyetur grupet e interesit për protokollin e masave në shkolla? “Ne e përjetuam një vit mësimin online dhe pamë mangësitë. Pati një sondazh nga ministria e arsimit në lidhje me sa e efektshme është hapja e shkollave. Ka një konsensus të prindërve që të hapen shkollat, që ta marrin mësimin në terren dhe jo online. Por jo gjithmonë prindërit dinë më të mirën. Pasojat janë ndjerë edhe nga ne, e kemi parë sa mund të funksionojë platforma online” përfundoi ajo./ db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!