Degustimi i verës, historia e somelierit në Lezhë që theu paragjykimet

schedule16:57 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 16:57 - 25 Dhjetor, 2021

Nga Gjergj Figuri

Një ushqim i cilësor duhet të shoqërohet me një verë të mirë. Për të mos eksperimentuar shumë një somelier mund të sugjerojë me lehtësi llojin e verës që i përshtatet ushqimit të preferuar.

Në Lezhë i vetmi që po orienton këtë trend të ri është Fatjon Fasllia. Fillimisht ka punuar si kamerier në shumë restorante. Prej këmbënguljes së klientëve për t’ju sugjeruar verën vendosi të trajnohet për të mësuar sekrete e zanatit të somelierit.

“Shumë klientë më pyesin çfarë është kjo. Ku bëhet ku nuk bëhet. Natyrshëm lindi dëshira. Unë mund të flas lirshëm për këtë pjesë. Mund të jetë një verë bio apo industrial. Një verë që ka kaluar në procese të ndryshme”, shprehet ai.

Thotë se ja arriti që t’ja dalë përmes paragjykimeve.

“Është e vështirë dhe e paragjykuar se shqiptarëve i mungon kultura e të shërbyerit e të degustuarit”.

Profesion i somelierit ka shumë sekrete. Fationi na i demonstron.

“Nuhatja, aroma dhe shija ndihmojnë, për të dalluar një verë bio apo industriale. Verë e mirë është të jetë bio, aciditetin të jetë jo më shumë se 23 % dhe përqindja  e alkoolit të jetë 13.5 deri 14.5”, tregon ai. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!