Degradon konflikti në Bulqizë, i riu niset drejt Traumës me gishta të prerë

schedule10:22 - 18 Qershor, 2022

schedule 10:22 - 18 Qershor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë mbrëmjen e djeshme, ku një konflikt ka degraduar në dhunë fizikë.

Dy persona janë përfshirë në një konflikt në lagjen e vjetër të qytetit dhe një prej tyre ka përdorur një mjet kosë apo kmesë, duke i prerë gishtat e dorës personit tjetër rreth të 30-ave.

Ky i fundit është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës e më pas është nisur në Tiranë drejt spitalit të Traumës, për mjekim më të specializuar.

Personi tjetër i përfshirë në konflikt është larguar, ndërsa nuk ka asnjë informacion nga policia për ngjarjen. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!