Degët “kundër” Bardhit/ Deklarata: Boll humbëm kohë. Kryetar deri në 15 korrik

schedule23:29 - 5 Qershor, 2023

schedule 23:29 - 5 Qershor, 2023

TIRANË- Por ndërsa grupi parlamentar i PD kërkoi shtyrjen në një kohë tjetër të zgjedhjes së kryetarit, kryetarët e degëve e kanë kundërshtuar këtë platform të Gazment Bardhit. Ata vendosën një afat që zgjedhjet për kryetar të mbahen brenda mesit të muajit korrik.

Në takimin e pasdites në seli kolegji i kryetarëve doli me një deklaratë zyrtare ku thuhet se “Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit. procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së të pëfundojë brenda datës 15 Korrik 2023” thuhet në deklaratë.

Gjithësesi për të gjitha zhvillimet, vendimet priten ditën e martë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!