Degët e Universitetit Bujqësor/ Dekani Keco: Rreth 70 përqind e të diplomuarve tanë punësohen direkt

schedule14:26 - 1 Gusht, 2024

schedule 14:26 - 1 Gusht, 2024

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin e Bujqësor të Tiranës, Remzi Keco ishte i ftuar në “Money Report” ku folu për degët e studimit në UBT, duke i dhënë kështu një ndihmë maturantëve të cilët kanë plan të studiojnë pranë këtij universiteti.

Keco u shpreh se rreth 70 e studentëve të diplomuar në UBT punësohen direkt, ndërsa shtoi se diploma e këtij universiteti është lehtësisht e njohur në shtetet të tjera.

Ndër të tjera ai tha se UBT bëjnë panaire të përvitshme për studentët për njohjen e programeve.

Pjesë nga intervista:

A ka profile të reja që ofron në Universitetin Bujqësor të Tiranës?

Keco: UBT ka ndjekur me vëmendje përshtatjen e programeve në raport e dinamikat e punës. E veçante është diploma që UBT ofron sot.

Ka vende të tjera që njohin diplomën e UBT-së?

Keco: Tradicionalisht diplomate UBT-së janë njohur ose lehtësisht njohur. Ajo që përben risi në kushtet e një tregu pune dinamik është diploma që ne ofrojmë. Këto krijojnë një mundësi që profesionistët e rinj të gjejnë veten e tyre në një treg global.

Sa e lehtë është të gjejnë një vend pune?

Keco: Në bazë të studimeve 70 përqind e studentëve tani punësohen direkt. E rëndësishme më përzgjedhjen e maturantëve është tr mendojë për vlerën që u ofron diploma dhe profesioni që ata do të marrin.

Ku janë nevojat më të mëdha?

Keco: Një mundësi e madhe e punësimit është aparati shtetëror lidhur me ekonominë dhe politikat bujqësore. Në kuadër të një zhvillimi të tillë kur pesha ekonomisë bujqësore mbetet e lartë dhe agroturizmi ka trend në rritje, mendoj se studentët tanë e gjejnë veten më së miri.

Zhvillojmë panaire të përvitshme të karrierës. Mënoj se jo thjesht kompetencat tonë, por njëkohësisht edhe studentët arrijnë të njohin botën reale të biznesit.

Presim që në kuadër të një pune të jashtëzakonshme trendi i pranimeve do të mbetet i konsoliduar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!