“Defender Europe 21”, Shqipëria pret trupat e Ushtrisë Amerikane

schedule09:41 - 4 Maj, 2021

schedule 09:41 - 4 Maj, 2021

Këtë të martë nis në Portin e Durrësit ceremonia, “Defender Europë 21”.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, vlerësoi këtë stërvitje të jashtëzakonshme, duke theksuar se kjo është stërvitja më e madhe e zhvilluar ndonjëherë në rajon.

“Defender Europe 21”, vjen si një gur themeli i fortë. Ju jemi mirënjohës që zgjodhët Shqipërinë për këtë stërvitje. Kjo stërvitje është mbi të gjitha shprehje e dëshirës dhe vullnetit të aleatëve për të luftuar së bashku. Nuk duhet të harrojmë se dashuria e shqiptarëve për SHBA është e pakushtëzuar dhe po ashtu dëshira për të qenë pjesë  e Europës së Bashkuar është ëndërr 30-vjeçare”, tha Peleshi.

Më tej ai shtoi se “Defender Europe 21” dëshmon vëmendjen që aleanca dhe në veçanti SHBA ka për vendin tonë.

Ndërsa Gjeneral Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij u shpreh se me këtë stërvitje synohet rritja e sigurisë, ndërsa shtoi se janë të gatshëm të përballen me çdo rrezik.

“Nis në Portin e Durrësit stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi”, shkruan kryeministri Edi Rama bashkangjitur videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!