“Defender 21”, operacioni nga toka në breg, ambasada e SHBA: Gati për t’u përgjigjur në rast sulmesh

schedule18:06 - 5 Maj, 2021

schedule 18:06 - 5 Maj, 2021

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka ndarë disa pamje nga ceremonia e nisjes së stërvitjes “Defender 21” ditën e djeshme në vendin tonë, ku duket anija dhe mjetet ushtarake që do të përdoren për këtë stërvitje.

Në një postim më rrjetet sociale, ambasada shkruan se ky ushtrim tregon që forcat e SHBA dhe NATO-s janë të stërvitura të afta për të operuar së bashku dhe gati për t’u përgjigjur në rast sulmesh.

“Shikoni disa pamje më shumë nga #DefenderEurope 21 dje në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit.  Shihni transportimin e automjeteve në det si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga toka në breg, kryer për herë të parë në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ky ushtrim tregon që forcat e SHBA dhe NATO-s janë të stërvitura, të afta për të operuar së bashku dhe gati për t’u përgjigjur në rast sulmesh”, shkruan ambasada e SHBA./mv.abcnews.al