Defender 2025/ Ambasada e SHBA: Forcat amerikane dhe shqiptare stërviten krah për krah me aleatët e NATO-s

schedule18:50 - 9 Qershor, 2025

schedule 18:50 - 9 Qershor, 2025

Ambasada e SHBA në Tiranë, thotë se Forcat amerikane dhe shqiptare stërviten krah për krah me aleatët e NATO-s në kuadër të Defender 2025.

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn iu bashkua udhëheqësve shqiptarë për të vëzhguar stërvitjen Exercise Immediate Response – një pjesë kyçe e DEFENDER 25.

“Forcat amerikane dhe shqiptare po stërviten krah për krah me aleatët e NATO-s, duke u mbështetur në forcën dhe bashkimin që e mbajnë rajonin të sigurt dhe kombet tona të mbrojtura. Sot në Bizë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, Gjeneral Brigade Chris McKinney nga Komanda Europiane e ShBA dhe Gjeneral Brigade Mike LaPoint nga Garda Kombëtare e New Jersey iu bashkuan udhëheqësve shqiptarë për të vëzhguar stërvitjen Exercise Immediate Response – një pjesë kyçe e DEFENDER 25 – dhe për të parë se si bashkëpunimi ynë strategjik transformohet në gatishmëri të vërtetë.”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!