Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se si pasojë e një avarie kanë dalë jashtë pune 9 fidera që prekin zona të ndryshme në Tiranë, që janë pa energji.
“Njoftojmë se në oren 21:39 N/St Rajonal 220 kV i OST është stakuar Transformatori nr 3 te fuqisë, duke nxjerrë jashtë pune 9 fidera që prekin zona të ndryshme si:
Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji, Medreseja, Allias, Rr e Dibrës, Televizionet brenda territorit të ish-Kinstudios, Lapraka, etj.
Nga punonjesit e OSSH po meren masa per rikonfigurimin e skemave duke bere te mundur furnizimin përmes unazave me rrjetin e Nst Tiranë. Aktualisht, është rikthyer energjia elektrike për pjesën kryesore të zonave” njofton OSHEE. db/Abcnews.al