Defekt në linjën elektrike që furnizon qendrën e Shëngjinit me energji/ Kabulli këputet si pasojë e një shpërthimi dhe përfundon në rrugë

schedule20:18 - 29 Qershor, 2025

schedule 20:18 - 29 Qershor, 2025

Një incident është shënuar pasditen e sotme në qendër të Shëngjinit, ku një defekt në linjën elektrike ka shkaktuar shkëndija dhe një shpërthim të lehtë.

Si pasojë, kabulli është këputur dhe ka rënë në rrugë, fatmirësisht pa shkaktuar dëme materiale apo në njerëz, pavarësisht fluksit të lartë të automjeteve në atë moment.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit, policia bashkiake dhe punonjës të OSSHEE të cilët kanë larguar fillimisht kabullin për të shmangur rrezikun e mëtejshëm si dhe kane nisur nderhyrjen per riparimin e defektit.

Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për zonën nga shkolla deri tek lagjja e Portit, derisa të riparohet defekti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!