Dedikim për të bijën, kënga e re e Mozzik merr 2 milionë klikime për një ditë

schedule10:36 - 25 Shtator, 2022

schedule 10:36 - 25 Shtator, 2022

Reperi i njohur, Mozzik, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “Të dua”. Ai i ka dedikuar të bijës, Hanës dhe i gjithë projekti flet për raportin e tyre, veçanërisht për largësinë.

Kjo këngë kaq prekëse i ka emocionuar të gjithë dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku. Madje për vetëm një ditë mblodhi mbi dy milionë klikime në YouTube.

Pas publikimit të saj ka reaguar edhe ish-partnerja e Mozzik, Loredana sepse në një pjesë të tekstit u aludua edhe për një tradhti nga ana e reperes. Ajo ka sqaruar se nuk e ka tradhtuar ish-bashkëshortin dhe se e lejon atë të takojë vajzën, sa herë që dëshiron./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!