Dedikim për aktorin e ndjerë, Rihanna publikon këngën e re pas shumë vitesh

schedule12:12 - 28 Tetor, 2022

schedule 12:12 - 28 Tetor, 2022

Rihanna është rikthyer në muzikë pas afro shtatë vitesh. Këngëtarja me famë botëore ka publikuar këngën më të re të titulluar “Lift Me Up”, projekti i parë solo që nga albumi Anti i vitit 2016. Kënga është paraqitur në kolonën zanore të “Black Panther: Wakanda Forever”

Kënga është një homazh për aktorin e ndjerë Chadwick Boseman. Ylli i “Black Panther” vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në gusht të vitit 2020 në moshën 43-vjeçare. Rihanna e paralajmëroi këngën disa herë në fillim të javës dhe të enjten, njoftoi datën e publikimit me një portret bardh e zi.

Ajo dhe i dashuri A$AP Rocky dolën disa ditë përpara publikimit të këngës për mbrëmjen e takimit në premierën e Black Panther: ëakanda Forever në Los Angeles të mërkurën. Kjo ishte dalja e parë në tapetin e kuq për çiftin që kur ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, në maj.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!