Dede: Muçi ishte më i miri i Superiores, Tiranën time s’e mundi asnjë ekip!

schedule10:15 - 23 Shkurt, 2021

schedule 10:15 - 23 Shkurt, 2021

Nevil Dede, trajneri që u largua para pak kohësh nga drejtimi i Tiranës, ishte mbrëmjen e djeshme pjesë e emisionit “Pressing” në ABC dhe nuk ngurroi të fliste edhe për ish-ekipin e tij. Fillimisht ai foli në lidhje shitjen e Ernest Muçit te polakët e Legias së Varshavës.

“Humbje e madhe për nivelin e Kategorisë Superiore, pasi kampionati është më atraktiv për njerëzit kur ka lojtarë cilësorë. Nga ana financiare është një lëvizje e mirë, por nuk më pëlqen që ikën cilësia nga kampionati. Kur isha në ekip, ai ishte lojtari më i mirë i Superiores”, tha mes të tjerash Dede.

 

I pyetur në lidhje me ndryshimet në mbrojtje nga Alpin Gallo, Dede u përgjigj: “Ishim skuadra që pësonim më pak, por në 30 metrat e fundit ishim më të dobëtit. Kishim vetëm Muçin në sulm dhe pak lojtarë. Pësuam 11 gola dhe nuk na mundi dot askush. Ndoshta s’ju pëlqen, por këto janë statistikat”.

Në ndeshjen e fundit me Teutën ishte edhe mbrojtësi Behiratche titullar. Dede, në lidhje me të, deklaroi: “Behiratche vinte nga nivele amatore dhe kishte 6 muaj pa luajtur. Nuk futej direkt në formacion. Djalë i ri, ka perspektivë për klubin, mund t’i vlejë Tiranës për të ardhmen. Mund ta ndihmojnë me minuta të reduktuara”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!