Arbi Laçi, Drejtori sportiv i Tiranës, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. Ai flet për kampionatin e bardhebluve dhe thekson se janë me meritë në krye dhe askush nuk mund të kontestojë për diçka të tillë.
“Nuk është mbyllur ende. Jemi shumë pranë objektivit. E kam cilësuar si një ëndërr që po jetojmë. Na e prishi pandemia atë formën e mirë. Hoqi ato aksesorët e asaj festës së bukur. Jemi këtu me meritë, edhe pse ishit dyshues kur isha herët e fundit.
Jemi komodë, na duhen gjashtë pikë. Nuk ka pasur kontestime. I respektojmë kundërshtarët në tre javët në vazhdim, por e kemi detyrim të marrim 6 pikë”, tha Laçi në fillim të emisionit. Një mendim e dha edhe Nevil Dede, i cili e shikon çështjen e titullit të mbyllur. “Tirana e fiton titullin edhe të nisë sërish kampionati. Besoj se është diskutim i mbyllur”, tha Dede shkurtimisht. /abcnews.al