Joan Laporta duket se nuk i interesojnë problemet financiare të Barcelonës dhe ka filluar të ëndërrojë për transferimin e Erling Haaland.
Paparaci i Barcelonës ka parë ditën e mërkurë në qytet Rafaela Pimenta, e cila përfaqëson Erling Haaland. Asai iu bashkua edhe Maxëell, i cili gjithashtu është agjent i norveëgjezit, me të dy duke hyrë në një restorant të njohur në Barcelonë. Pak minuta më vonë u gjend edhe drejtori teknik i Barçës, Deco.
Pimenta thuhet se ka pasur një takim me drejtorin teknik portugez të Barcelonës me emrin e Haaland në tryezë. Siç zbuloi Gerard Romero, pavarësisht problemeve të mëdha financiare të Barcelonës, Laporta vazhdon të ëndërrojë për transferimin e Haaland, duke dashur t’i përgjigjet në këtë mënyrë Real Madrid që po përgatitet të mbyllë transferimin e Mbappe.
Gazetari katalanas iu referua vështirësive të rastit të Haaland, megjithatë ai theksoi se transferim i tij nuk mund të konsiderohet i pamundur në asnjë rrethanë, duke i mbajtur me adrenalinë tifozët e Barcelonës./ h.ll/abcnews.al
? EXCLUSIVA @JijantesFC
Cumbre del BARÇA con los agentes de HAALAND
Deco, el director deportivo azulgrana, se ha reunido hoy con Rafaela Pimenta y Maxwell, agentes del delantero noruego, entre muchos otros.
El futuro de Haaland, el gran sueño de Laporta, uno de los… pic.twitter.com/lFKPtXTQdF
— Jijantes FC (@JijantesFC) February 28, 2024
??| BREAKING: FC Barcelona had a meeting with Erling Haaland’s agent today!
The president of Barca, Joan Laporta DREAMS of signing Haaland.
[@gerardromero via @ManagingBarca] pic.twitter.com/vHS8B8E3X8
— CentreGoals. (@centregoals) February 28, 2024