Kapiteni i West Ham, njëkohëisht dhe “organizator” i mesfushës së Anglisë, Declan Rice është padyshim një nga emrat më të kërkuar në treg për pozicionin e tij dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë larg ekipit aktual.
Sipas mediave angleze, Rice ka refuzuar 3 herë ofertën e West Ham për të rinovuar kontratën e tij, që skadon në vitin 2024, me arsyen se dëshiron të luajë në “skenën” e madhe të Champions League.
Me 23-vjeçarin që po mendon largimin, shumë kluve janë duke e mbajtur situatën nën “vëzhgim” dhe opsioni më i mundshëm i Rice është Chelsea i Graham Potter, të cilët mund të paguajnë goxha për talentin e mesfushës angleze. /i.m /abcnews.al