“Decentralizim dhe më shumë kompetenca për pushtetin vendor”, kryebashkiakët raportojnë problematikat te “Territorialja”

schedule10:21 - 7 Shtator, 2022

schedule 10:21 - 7 Shtator, 2022

Në Komisionin e Reformës Territoriale janë thirrur sot në dëgjesë kryebashkiakët. Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu ndër të tjera evidentoi tre problematika në bashkinë që drejton. Ai theksoi rëndësinë e decentralizimit, kalimit të më shumë kompetencave te pushteti vendor.

Ndërsa, Agron Kapllanaj tha se ndarja e territorit duhet të rishikohet. Gjithashtu edhe ai kërkoi decentralizim, ndërsa vuri theksin te grantet për pushtetin vendor.

Ndër të tjera, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku tha se Vora dhe Kamza duhet të bashkohen me njësinë e kryeqytetit.

Lexo edhe: Ndreu kundër Reformës Territoriale: Jo efektive, nuk është e vërtetë që s’ka shërbime në zonat rurale

Deklaratat në komision:

Pjerin Ndreu: E para është decentralizimi më i fortë. Çuarja e kompetencave më afër pushtetit vendor sepse në këtë drejtim nuk është akoma aty ku duhet. Strukturat e qeverisë duhet të jenë më pak prezentë dhe më shumë ngarkesë kryetarëve dhe stafeve të bashkisë. Për pronën ne vihemi në vështirësi të jashtëzakonshme. Vinë investitorë dhe vetëm për të kthyer nga tokë bujqësore në industriale që duhet një sorollatje.

Në shpërndarjen e fondit të emergjencave civile, nuk bëhet kryesorja vlerësimi i riskut. Duhet të fillohet një tip strategjie.

Konkurrimi i projekteve, nuk është se ka qenë e ndarë. Problemi është se ka qenë një rregull që të paktën disa projekte që financohen nga qeveria deri në njëfarë mase duhet të mbikqyren nga bashkia.

Agron Kapllanaj: Rishikimi i ndarjes territoriale. Problematika e dytë është ndarja e granteve nga pushteti qëndror. E treta është decentralizimi i mëtejshëm. Ka disa kompetenca akoma. Arsimi, ne kemi në pronësi të gjitha objektet shkollore, por nuk kemi asnjë kompetencë edhe pse kur ka probleme me një mësues, të gjithë prindërit vinë te pushteti vendor për tu ankuar. Nëse do që pushteti vendor të jetë sa i rëndësishëm dhe afër qytetarëve duhet të ketë të gjitha kompetencat për ato që ka në territorin e vet.

Arbër Mazniku: Njësia e Vorës he Kamzës do të ishin më mirë të bashkoheshin me njësinë e Tiranës. Bashkimi i tyre do të jepte një shërbim më të mirë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!