Tre ndeshje prej orës 13:45. Luhen Tirana-Kastrioti, Apolonia-Laçi dhe Skënderbeu-Partizani, takime mjaft të rëndësishme. Tashmë janë zbuluar edhe formacionet e të gjashtë ekipeve, ndërsa mbetet të shihet se si do të luhet në Korçë, ku fusha është e mbuluar nga bora.
ZGJEDHJET – Skënderbeu ka ndryshuar mbrojtjen, me Zguron, Bajramin dhe Sadriun që luajnë nga fillimi bashkë me Meksin. Te Partizani bie në sy Murataj që do të luajë nga fillimi. Në kryeqytet Tirana luan me modul tjetër, me një mesfushë romb. Kuka luan nga fillimi, bashkë me Halilin, Tolin dhe Bathën, kurse në sulm Torassa e Muçi. Kastrioti nuk ka Hussein dhe Deliaj luan si mbrojtës i djathtë, kurse në krahët e sulmit luajnë Rezi e Vokrri.
Apolonia në portë ka Çakon, pasi Harizaj është i pezulluar. Në sulm luan Gjata, i mbështetur nga Mihana e Zaimaj. Laçi nuk ka Mustën dhe Selmanin për shkak kartonës. Deliu është zhvendosur si mbrojtës i majtës dhe në qendër të mesfushës do të luajë Lucas Ramos. Në mbrojtje rikthehet Obanor, kurse pjesa tjetër e formacionit të kurbinasve është e zakonshmja. /abcnews.al
APOLONIA-LAÇI
Apolonia: Çako, Sota, Agyare, Repaj, Omeri, Smaçi, Yeboah, Haxhiu, Zaimaj, Mihana, Gjata. Trajner: Fabrizio Cammarata
Laçi: Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Marku, Shehu, Lucas Ramos, Lushkja, Deliu, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro.
SKËNDERBEU-PARTIZANI
Skënderbeu: Dajsinani, Mekki, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Dowouna, Dwumfour, Mara, Pusi, Mensah. Trajner: Julian Ahmataj
Partizani: Hoxha, Cordeiro, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Mala, Murataj, Bardhi, Asani, Solomon. Trajner: Ilir Daja.
TIRANA-KASTRIOTI
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Kuka, Halili, Toli, Batha, Torassa, Muçi. Trajner: Nevil Dede
Kastrioti: Hidi, Deliaj, Boyom, Çela, Prodani, Okebugwu, Vokrri, Mehmeti, Moraes, Rezi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu