Debutoi me humbje, Dobi: Fati nuk ishte me ne sot, duhet të punoj me lojtarët në aspektin psikologjik

schedule18:00 - 19 Shtator, 2022

schedule 18:00 - 19 Shtator, 2022

Enkeleid Dobi debutoi me humbje në stolin e Kukësit, teksa ditën e sotme u mposht 2-1 nga Partizani në “Kukës Arena”.

Pas kësaj disfate, tekniku durrsak foli për “Oversport”, ndërsa theksoi se skuadra e tij ishte e pafat ditën e sotme, ndërsa nuk nguroi të nënvizonte se duhet të punojë me lojtarët në aspektin psikologjik.

“Na vjen keq që nuk arritëm të merrnim pikë. Ishte një ndeshje e barabartë. Pjesa e parë foli për Partizanin, e dyta për ne. Nuk dua të gjej justifikime, duhet të gjejmë zgjidhje. Ndoshta edhe fati nuk ishte me ne sot. Duhet të punojmë dhe u ndëshkuam në dy goditje standarde. Duhet të ishim më të kujdesshëm. Futbolli është i komplikuar, 2 cm mund të bëjnë ndryshimin.

Jam i kënaqur me pjesën e dytë. Duhet të punoj me lojtarët në aspektin psikologjik. Do na shërbejnë këto dy javë pushim, që të kthejmë rezultatet në dorën tonë. Kukësi në pjesën e dytë tregoi karakterin që duhet të tregojë në çdo ndeshje. Rezultati është ai që vlen, ndonëse mund të luash mirë. Synuam tre pikë, iu afruam barazimit, por në fund duhet të urojmë Partizanin.

Futbolli shqiptar? Ka pluset dhe minuset e veta. Infrastruktura është përmirësuar, futbolli po ecën. Shumë lojtarë transferohen jashtë.

Kukësi dhe Teuta në fund? Nuk e prisja por është vetëm fillimi, rëndësi ka si do të mbyllet. Do bëjmë maksimumin që të kthehemi te rezultatet pozitive.

Objektivat e Kukësit? Duhet të fitojmë çdo ndeshje. Të kërkojmë fitoren, të jemi solid dhe të synojmë fitoren gjithmonë”, ka deklaruar Dobi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!