Debutoi me fitore në Ukrainë, De Zerbi: Shumë pak dy gola, mund të fitonim 6-0

schedule21:37 - 25 Korrik, 2021

schedule 21:37 - 25 Korrik, 2021

Roberto De Zerbi është një nga trajnerët më të talentuar italianë. 42-vjeçari drejtoi me sukses Sassuolon në tre sezone, ekip me të cilin dhuroi një futboll të bukur, sulmues dhe modern.

Më 25 maj u emërua trajneri i ri i Shakhtar Donetsk. Ekipi ukrainas zhvilloi dje takimin e parë në kampionat, të cilin e fitoi 2-1 kundër Inhulets.

Tre pikët kanë rëndësi, por De Zerbi pret që skuadra e tij të dominojë, të luajë futboll zbavitës dhe mbi të gjitha të shënojë shumë gola.

Dominuam për 80 minuta, gjatë së cilave mund të kishim shënuar 4, 5 apo 6 gola. Askush nuk do të befasohej po të kishim fituar 6-0.

Për fat të keq, ne ia dolëm të dërgojmë topin në rrjetën kundërshtare në vetëm dy raste“, deklaroi trajneri italian pas suksesit shtëpiak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!