Kosova “shpartalloi” 5-0 kombëtaren e Burkina Fason, në sfidën e luajtur në “Fadil Vokrri”. Në këtë mënyrë Alain Giresse e nis me këmbën e mbarë aventurën e tij në stolin e dardanëve.
Pas ndeshjesh tekniku francez do të shfaqej shume u lumtur, ndërsa theksoi se do iu japë të gjithë futbollistëve të grumbulluar mundësinë për të treguar veten e tyre.
Gjithashtu Giresse nuk nguroi që këtë fitore t’iu dedikonte Fadil Vokrrit të cilin tekniku i dardanëve e ka njohur personalisht më parë.
“Është shumë e rëndësishme të debutosh me fitore dhe pa dyshim cilësia e treguar nga futbollistët, golat më bëjnë të lumtur”.
Formacioni: “Siç e kam thënë më parë, kam tentuar t’i jap mundësinë gjithsecilit. Ndaj Zvicrës do të aktivizoj të tjerët, me synimin për t’ua dhënë të gjithëve mundësinë.”
Fitore e thellë: “Pa dyshim një fitore më shumë rëndësi, aq me tepër në “Fadil Vokrri”, pasi ish-presidentin e njihja personalisht. Është edhe një fitore simbolike edhe për të.
Lojtarët e veçantë: “Jam shumë i kanaqur me lojtarët debutues, sidomos për Dellovën, sepse vjen nga kampionati i Kosovës, i kemi dhënë mundësi për të luajtur. Do të jetë motiv për lojtarët që luajnë në ligën e Kosovës.”
Komunikimi: “Komunikimin e bëjmë në frëngjisht, sepse ka lojtarë që dinë frëngjisht, pak anglisht, gjithashtu pak spanjisht. Pastaj, për të kryer një zëvendësim mjaftojnë gjestet.” /f.a/abcnews.al