Pas Uzunit, një tjetër lojtar i kombëtares kuqezi rezulton pozitiv dhe rrezikon seriozisht prezencën në grumbullimin e radhës për ndeshjet e nëntorit, ku vendosen fatet e ecurisë në Ligën e Kombeve. St Gallen njofton se Florian Kamberi ka rezultuar pozitiv për koronavirus ditën e djeshme.
Pas ndeshjes së të dielës ndaj Basel, ku luajti 68 minuta, sulmuesi i kombëtares sonë ka shfaqur simptoma të lehta dhe pas rekomandimit të mjekëve ka kryer menjëherë testin, në të cilin ka rezultuar pozitiv. Ai është izoluar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Florian #Kamberi ist positiv auf das #Coronavirus getestet worden. | ? https://t.co/2tWGFwnjoB #FCSG pic.twitter.com/0giw4Zzm5q
— FC St.Gallen 1879 GRÜEWISS IM HERZ (@FCSG_1879) November 3, 2020
Pas këtij lajmi, gjithë stafi dhe ekipi i parë janë testuar dhe kanë rezultuar negativ. Kështu, Kamberi me shumë mundësi do të mungojë sërish në ndeshjet e kombëtares. Fati deri më tani nuk ka dashur që sulmuesi të debutojë me Shqipërinë. Ai fillimisht u grumbullua në nëntorin e kaluar, por çështjet burokratike të lejekalimit e kushtëzuan dhe nuk erdhi.
Në miqësoret e marsit Kamberi ishte gati t’i bashkohej kuqezinjve, por pandemia erdhi edhe në vendin tonë futbolli ndaloi. Në shtator kombëtarja u grumbullua sërish dhe Kamberi ishte në listë, por sërish nuk mundi të debutonte sepse shteti zviceran e konsideron Shqipërinë si zonë të kuqe.
Në rast se Kamberi vinte te kombëtarja do duhej të karantinohej dy javë, çka do sillte mungesën në disa ndeshje me klubin dhe të rrezikonte rënien e formës fizike. Tani ai infektohet dhe debutimi me fanellën kuqezi kthehet në një tabu për tu thyer. /abcnews.al