Debutim me fitore, Kukësi i Rraman Hallaçit nis rrugëtimin

schedule12:10 - 4 Shtator, 2020

schedule 12:10 - 4 Shtator, 2020

Kukësi ka organizuar ekipin e 19-vjeçarëve dhe në krye ka vënë si trajner Rraman Hallaçin. Ish-mbrojtësi, i cili është edhe pjesë e stafit të Skënder Gegës, ka drejtuar Kukësin U21 për herë të parë ditën e sotme.

Skuadra e Hallaçit ka zhvilluar një miqësore kundër Shkëndijës së Tiranës dhe e ka fituar me rezultatin 3-1. Karaj ka shënuar i pari për Kukësin dhe pjesa e parë është mbyllur 1-1, kurse në të dytën kanë gjetur rrugën e rrjetës Kipjon Peti dhe Harith Jagavani.

I gjithë informacioni është publikuar nga klubi i Kukësit, që mes të tjerash shpall edhe objektivin titull për ekipin e 21-vjeçarëve, sikurse edhe me ekipin e parë. Kampionati U21 nis më datë 4 tetor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!