Dëbora dhe mjegulla kanë vështirësuar kalimin në Rrugën e Kombit ditën e sotme duke sjellë dy aksidente, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Dy kamionë, njëri prej të cilëve me targa të Kumanovës kanë dalë nga rruga duke u përmbysur si pasojë e humbjes së kontrollit nga moti i keq.
Reshjet e dendura të dëborës filluan pasditen e sotme në Kukës. Aksidentet janë shënuar te Tuneli i Kalimashit duke sjellë vështirësi dhe bllokuar trafikun. Nga përmbysja e kamionëve malli që po transportonin ka përfunduar në rrugë, në të cilën vijon hedhja e kripës për të shmangur bllokimin nga reshjet e dëborës./ db/ Abcnews.al