Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moti i keq, vështirësi në qarkullim/ ARRSH: Të gjitha akset kombëtare janë të hapura

schedule10:11 - 3 Janar, 2026

schedule 10:11 - 3 Janar, 2026

Pas ditëve me diell e temperaturave të acarta  në ndërrimin e viteve vendi është pushtuar nga reshjet. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar dhe temperaturat kanë pësuar rritje.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren përgjatë gjithë natës, për pastrimin e rrugëve nga rënia e gurëve apo inerteve dhe për shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat në akset rrugore ku ka pasur nevojë. Në qarkun Shkodër Borepastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth.Ndërsa në  Malësi të Madhe  3 Borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë- Vermosh ku ka vende me ngrica dhe po bëhet kriposja dhe mirëmbajtja për të vijuar qarkullimin.

Pavarësisht vështirësive qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset kombëtare .Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes , të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore



 / abcnews.al /

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!