Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën e krijuar në vendin tonë për shkak të motit të keq.
ARRSH bën me dije se është bërë trajtimi me kripë me akset me prezencë dëbore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë
Ajo u bën apel shoferëve të kenë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke respektuar sinjalistikën dhe duke u pajisur me goma dimërore.
“Temperatura të ulëta, pa reshje kanë përshkuar vendit dhe sipas parashikimit të motit gjatë natës do të zbresin nën 0 °C
Është bërë trajtimi me kripë në akset me pretencë bore për të shmangur ngricat, si në; Tropojë, Kukës, Korçë
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, thuhet në njoftim. m.v/Abcnews.al