Dëbora e prillit pa probleme në bujqësi, specialistët: Pemtoret nuk u rrezikuan

schedule22:13 - 2 Prill, 2020

schedule 22:13 - 2 Prill, 2020

Prilli hyri me dëborë në të gjithë Qarkun Dibër duke mbuluar dhe pemët frutore, sythat e të cilave sapo kanë shpërthyer.

Ndonëse temperaturat mbrëmjen e së mërkurës zbritën nën zero, frutikultura nuk pësoi dëme.

Kjo është një sipërfaqe e mbjellë vetën me dardhë, 15 km nga qyteti i Peshkopisë në fshatin Vakuf. Sipas specialistit të bujësisë Osman Begu pemët e dardhës edhe pse në lule nuk kanë pësuar dëme.

“Më e rrezikuar me rënien e dëborës ishte fruti-kultura, por momenti kur ra dëbora po ta krahasosh me periudhën me zhvillimin në fruti-kulturë duket se nuk ka bërë dëm.

“Dardha është kultura më e avancuar për momentin. Shikojmë që buqetat e luleve ende nuk janë çelur, është në fillim të lulëzimit”, u shpreh ai.

Pemtaria nga dëbora është zhveshur, por besoj se nuk janë bërë dëme. Kulturë tjetër më e rrezikuar është qershia, por edhe qershia është në të njëjtën fazë. Besoj se këtë vit pritet një prodhim i mbarë nga fruti-kultura”, u shpreh specialisti i bujqësisë Osman Begu.

Osman Begu shpjegon se kur këto kultura janë të rrezikuara nga dëbora apo ngrica.

“Po të shoqërohej edhe me lagështi, rrezikohej që këto lulesa të ngrinin dhe do të dështonte lulëzimi në to”, u shpreh Begu.

Qarku i Dibrës ka një sipërfaqe rreth 400 ha me pemtore, kryesisht të mbjella me mollë, kumbull, dardhë dhe qershi./abcnews.al