Janë rikthyer sërish reshjet e borës në qarkun e Dibrës. Si pasojë e reshjeve që nisën që në orët e para të mëngjesit u bllokua aksi i rrugës së Arbërit në bypassin Qafë Murrizë.
Policia iu bëri thirrje shoferëve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Por pas ndërhyrjes së kompanisë kontraktore, u bë e mundur hapja e rrugës dhe qarkullimi vijon normalisht./abcnews.al