Dëbohet ambasadori iranian, John Bolton falenderon Ramën

schedule22:41 - 19 Dhjetor, 2018

schedule 22:41 - 19 Dhjetor, 2018

Këshilltari i presidentit Trump për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton ka vlerësuar një vendim të qeverisë shqiptare për të dëbuar nga vendi ambasadorin iranian, pas dyshimeve për lidhje me rrjetet terroriste.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi nga Tirana ambasadorin iranian, duke u dhënë një sinjal të qartë liderëve të Iranit se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet”, ka thënë Bolton në profilin e tij në Twitter.

Zyrtari i lartë i administratës amerikane ka shprehur mbështetjen e tij për kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar, që, siç thotë ai, kanë vendosur t’i bëjnë ballë sjelljes agresive të regjimit iranian në Europë e më gjerë. /abcnews.al