Komisioni Europian ka deklaruar të martën se mënyra e arrestimit dhe më pas dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova vë në dyshim mbajtjen e një procesi të rregullt gjyqësor në Turqi. Përmes një komunikate për shtyp, zëdhënësja Maja Koçijançiç ka nënvizuar se sundimi i ligjit është një parim themelor për Bashkimin Europian, ndaj dhe veprimet e institucioneve të Kosovës duhet të jenë në përputhje me normat e përcaktuara në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Veprimet arbitrare, ka vijuar Koçijançiç duke iu referuar arrestimit dhe deportimit, bien ndesh me këto norma. Në reagimin e saj zëdhënësja ka njohur të drejtën e Turqisë për të gjykuar personat e dyshuar për grushtin e shtetit të dy viteve më parë, por ka theksuar se për këdo duhet të garantohen të drejtat themelore. /abcnews.al
Dëbimi i turqve/Reagon BE: Institucionet të zbatojnë ligjin
schedule21:06 - 3 Prill, 2018
schedule 21:06 - 3 Prill, 2018