Dëbimi i mësuesit turk, Pollo: Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar

schedule12:18 - 2 Janar, 2020

schedule 12:18 - 2 Janar, 2020

Pas dëbimit të shtetasit turk Harun Çelik, 42 vjeç, me profesion mësues, ka reaguar edhe ish deputeti Genc Pollo.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pollo shprehet se kjo është një ngjarjeje të paralajmëruar.

“Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor”. Pollo kujton se “kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm”.

Reagimi i plotë:

Policia e Lleshit ditën e parë të vitit të ri (e të kryesisë së OSBE-së) e rrëmben turkun dhe e dërgon pako postale aty ku të drejtat themelore të tij nuk mund të mbrohen.

Edi Rama thotë unë nuk di gjë se çfarë bën Lleshi im se më duhet të laj duart. Lleshi nuk bëzan ende. Ligjet e shtetit e konventat europiane shkelen me dy këmbë.

Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor.

P.S. Kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm.