Nga William Nattrass, euobserver
Republika Çeke, dukej shumë i vendosur muajin e kaluar për të blerë vaksinën ruse Sputnik V, por konflikti me Moskën, i cilësuar si konflikti më i madh nga rënia e komunizmit solli ndryshime në Lindje.
Çekët janë të shqetësuar se Rusia mund të shtrijë ndikimin e saj në vend, për çështje që variojnë nga vaksinat deri te investimet e huaja. Më 17 Prill, Kryeministri Çek Andrej Babiç mbajti një konferencë shtypi emergjente duke treguar “prova të qarta” që fajësojnë agjentët sekretë rusë për shpërthimin masiv në një depo armësh pranë fshatit Moravian të Vrbetice në 2014.
2 punëtorë mbetën të vrarë ndërsa shpërthimi është përshkruar nga politikanët çekë si një akt terrorist. Pas zbulimeve, Çekia dëboi diplomatët ruse nga vendi. Dëbimi i diplomatëve konfirmon frikën e vjetër që ambasada ka vepruar si një qendër për operacionet e fshehta ruse – dhe besohet se vendet e tjera në rajon po përballen me probleme të ngjashme.
Sipas një studiuesi në Shoqatën Çeke për Çështjet Ndërkombëtare, Pavel Havlicek: “Provat e aktivitetit të fshehtë rus këtu duhet të jenë një thirrje për tu zgjuar nga gjumi për të gjithë rajonin ”
Visegrad 4 (është një aleancë kulturore dhe politike e katër vendeve të Evropës Qendrore, që të gjitha janë anëtare të BE dhe të NATO-s, për të avancuar bashkëpunimin në çështjet ushtarake, kulturore, ekonomike dhe të energjisë me dhe për të çuar më tej integrimin e tyre në BE)
Megjithëse Visegrad 4 (Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia) kanë një histori të përbashkët për të luftuar shkeljet e sovranitetit kombëtar nga Brukseli, organizimi i një përgjigje të përbashkët ndaj veprimtarisë armiqësore ruse duket i vështirë.
Hungaria ka refuzuar të dëbojë diplomatët rus dhe këmbënguli se do mbështesë Republikën Çeke. Sipas Emil Aslan, drejtor kërkimor i Institutit të Punëve Ndërkombëtare të Pragës: “ndarjet shoqërorenë Rusi tani ka të ngjarë të thellohen. Polonia dhe Republika Çeke ka të ngjarë të anojnë drejt BE-së dhe NATO-s, por Hungaria, nën qeverinë e Orbanit, do të vazhdojë me qëndrimin i tij pro-Rusisë “.
Shumica në rajon janë të shqetësuar se, kur bëhet fjalë për ndikimet armiqësore të Lindjes, aktivitetet e inteligjencës janë vetëm maja e ajsbergut.
Sipas Havlicek, lidhja pro-Kremlinit e organizatave të ndryshme paraushtarake radikale është një arsye për tu shqetësuar e gjithë Europa Qendrore.
“Ekziston frika se grupet paraushtarake në Republikën Çeke dhe Sllovaki po bashkëpunojnë me Lindjen kundër shtetit,” thotë ai. “Infiltrimi i shoqërisë është më i thellë se ambasadat e mëdha.”
Një numër i grupeve paraushtarake janë formuar në të gjithë Europën Qendrore pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014. Në Republikën Çeke, grupi “Czechoslovak Army Reservists for Peace” ka lidhje me separatistët pro-Kremlinit në Ukrainë , dhe së bashku me organizata të tjera të ngjashme, është shënjuar nga një ideologji e ashpër anti-BE, anti-NATO dhe anti-globalizim.
Organizata të tilla paramilitare përpiqen, së bashku me partitë politike të ekstremit të djathtë, të destabilizojnë lidhjen me organizatat perëndimore ndërsa avokojnë mendimet pro-Rusisë. Infiltrimi nga forcat anti-perëndimore gjithashtu mendohet të jetë i lidhur me një prani ekonomike ruse, e cila tani po shihet me mosbesim.
‘Sipërmarrësit’ apo agjentët?
Jiri Pehe, një ish anëtar i kabinetit politik Çek dhe drejtor aktual i Universitetit të Nju Jorkut në Pragë, vë në dukje lidhje të dyshimta midis tregtisë jo-transparente të biznesit dhe aktiviteteve ruse të pastrimit të parave, duke pretenduar se “një numër i madh i” sipërmarrësve rus që veprojnë në Republikën Çeke përfaqësojnë interesat e shtetit rus “.
Pehe thotë se kërcënimi ndaj sigurisë së brendshme do të zgjidhet vetëm duke goditur forcat e tilla ekonomike dhe shoqërore. Ka tashmë të dhëna se një ofensivë po fillon kundër ndikimit ekonomik të Moskës, me Rosatom(kompania e energjisë bërthamore ruse) që do të përjashtohet nga një projekt i ardhshëm i zhvillimit të energjisë bërthamore prej 6 miliardë eurosh, raporton abcnews.al
Ndërsa Republika Çeke po përpiqet të largojë vendin nga ndikimi i Lindjes – duke përfshirë një kthesë të papritur të blerjes së vaksinës ruse Sputnik V po bëhet gjithnjë e më e qartë se duhet të merret parasysh një gamë shumë më e gjerë e faktorëve politikë dhe shoqërorë, përgjegjës për rritjen e ndikimit rus në vend për vite me radhë. Ashtu si në vendet e tjera në rajon, Çekët po peshojnë shqetësimet në lidhje me sigurinë për projektin e tubacionit të gazit Nord Stream 2 kundër përfitimeve të premtuara ekonomike.
“Implikimet e sigurisë dhe politike të Nord Stream 2 janë të qarta,” thotë Havlicek. “Por Republika Çeke do të përfitonte kështu që perceptimet janë të ekuilibruara.
Ekziston një paradoks: ne po hapim dyert për ndikimin rus, ndërsa njëkohësisht po ndërmarrim veprime diplomatike kundër Moskës.” Duke treguar solidaritet me Republikën Çeke, eurodeputetët në Bruksel miratuan një rezolute e cila, së bashku me dëbimin e diplomatëve rusë në të gjithë BE-në, kërkonte që projekti i Nord Stream 2 të pezullohej.
Por siç ka theksuar Havlicek, projekti është pothuajse gati. Tensionet midis Pragës dhe Moskës kanë sjellë në fokus shkallën shqetësuese të ndikimit rus në të gjithë politikën dhe shoqërinë Çeke.
Dëbimi i diplomatëve është hapi i parë, për t’i dhënë fund ndikimit të drejt Lindjes. Por ndikimi rus në Republikën Çeke, dhe në vendet e tjera të Europës Qendrore, është një çështje afatgjatë dhe shumica janë të shqetësuar se mund të jetë tepër vonë për të zhdukur forcat malinje ruse të rrënjosura në shoqëri. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al