Dëbimi i diplomatëve iranianë, Izraeli falenderon Shqipërinë

schedule23:30 - 20 Dhjetor, 2018

schedule 23:30 - 20 Dhjetor, 2018

Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanyahu ka vlerësuar qeverinë shqiptare për dëbimin nga vendi të ambasadorit iranian në Tiranë dhe një oficeri të inteligjencës iraniane.

“Me këtë veprim, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal islamik të Iranit, se komplotimi i atentateve terroriste ka kosto”, ka deklaruar Netanyahu në profilin e tij në Twitter.

Kreu i qeverisë izraelite vlerëson rreshtimin e Shqipërisë përkrah vendeve që e konsiderojnë regjimin iranian si kërcënimin më të madh për sigurinë dhe paqen në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!