Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Debati për urinë, sondazhi i kërkon Musk-ut të shesë 10% të aksioneve të Teslas

schedule08:33 - 8 Nëntor, 2021

schedule 08:33 - 8 Nëntor, 2021

Përdoruesit e Twitter i janë përgjigjur me “PO” sondazhit të Elon Musk nëse ai duhet të shesë 10% të aksioneve të tij të Tesla-s për të paguar taksat.

Përdoruesit mbështetën shitjen e aksioneve me një diferencë të gjerë, me rreth 58% “PO” kundrejt 42% “kundër”. Vihet re se janë hedhur më shumë se 3.5 milionë vota.

Musk nisi sondazhin të shtunën. Ai tha se do të respektonte rezultatet e sondazhit, çfarëdo qofshin ato.

Biznesmeni amerikan, i cili aktualisht është njeriu më i pasur në botë, njihet për postimet e tij provokuese dhe kontroverse, të cilat herë pas here kanë ngjallur reagime të ndryshme.

Edhe pse askush nuk e di nëse e ka me të vërtetë këtë qëllim, nëse Musk shet 10% të aksioneve, përveç faktit që do të likuidojë 21 miliardë dollarë, ai do të jetë në gjendje të lëvizë 80% të xhiros ditore të kompanisë së listuar në një të vetme.

Debati nisi pas deklaratës së kreut të Programit të Ushqimit të OKB-së i cili tha se 2% e pasurisë së Musk mund të zgjidhte përfundimisht problemin me urinë në botë.

Veprimi i tij është edhe një përgjigje ndaj taksave për miliarderët, që janë propozuar nga demokratët amerikanë. Tani pritet përgjigja e miliarderit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!