Elon Musk sfidon OKB-në: Provoni që 6 miliard USD zgjidhin problemin me urinë në botë, unë i shes menjëherë aksionet e Tesla-s

schedule10:09 - 1 Nëntor, 2021

schedule 10:09 - 1 Nëntor, 2021

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, sfidoi Kreun e Programit të Ushqimit të OKB-së pasi tha se 2% e pasurisë së tij mund të zgjidhte përfundimisht problemin me urinë në botë.

“Provoni se 6 miliardë dollarë mund t’i japin fund urisë dhe unë do ta bëj,” shkroi CEO i Tesla në llogarinë e tij në Twitter.

Ky dialog filloi kur David Beasley, drejtor i Programit të Ushqimit të OKB-së dha një intervistë në CNN ku tha se miliarderët si Musk dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, mund të zgjidhin problemin global të urisë duke dhënë një pjesë të vogël të pasurisë së tyre, raporton abcnews.al.

Vetëm 6 miliardë dollarë mund të parandalojnë vdekjen e 42 milionë njerëzve, tha ai, duke përsëritur thirrjen e tyre për miliarderët përmes Twitter.

Madje ai iu drejtua personalisht Musk-ut duke i kërkuar ndihmën e tij.

“Nëse Programi Botëror i Ushqimit mund të përshkruajë në përgjigje të këtij postimi në Tëitter se si 6 miliardë dollarë mund të zhdukin urinë globale, unë do të shes aksionet e Tesla tani dhe do ta bëj këtë,” shkroi Musk në llogarinë e tij.


“Por gjithçka duhet bërë në mënyrë transparente në mënyrë që publiku të shohë saktësisht se si do të shpenzohen paratë,” tha ai.

6 miliardë dollarët e kërkuar nga OKB-ja janë vetëm një pjesë e vogël e pasurisë së Musk, e cila aktualisht është 311 miliardë dollarë. Në fakt, në vetëm një ditë, më 29 tetor, CEO i Tesla-s bëri më shumë para. Pas një marrëvesheje mes Telsa dhe Hertz, pasuria e tij u rrit me 9.3 miliard dollar brenda ditës. /abcnews.al