Debati për TikTok/ Prindërit, pro dhe kundër mbylljes së rrjetit social

schedule15:59 - 21 Nëntor, 2024

schedule 15:59 - 21 Nëntor, 2024

Bëhen bashkë kur thonë se nxisin shantazhin dhe bullizmin,  por ndahen për masat që duhen marrë ndaj rrjeteve sociale TikTok dhe SnapChat. Shumë prej prindërve në Tiranë  janë  për mbylljen e tyre.

Më të rinjtë sugjerojnë vendosjen e filtrave mbrojtës dhe kufizim të moshës së përdoruesve.

Për sociologë e punonjës të shkencave sociale ajo që është e ndaluar nis të bëhet më e kërkuar. Në vend të shmangies së  teknologjisë specialistët sugjerojnë edukimin e të rinjve për ta përdorur atë në favor të tyre.

Një plan kombëtar gjithëpërfshirës dhe kthimin e autoritetit të mësuesit  janë dy nisma që i shohin emergjente për të ndalur dhunën mes adoleshentëve.

Qeveria paralajmëroi masa drastike për TikTok dhe SnapChat  pas vrasjes së një 14-vjeçari pranë shkollës ku mësonte. Por nëse këto rrjete sociale do të mbyllen kryeministri tha se do të vendoset në përfundim të  një konsultimi të gjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!