Debati për Teatrin Kombëtar/ Balla i përgjigjet Ndrenikës

schedule16:14 - 13 Qershor, 2018

schedule 16:14 - 13 Qershor, 2018

Mungesën e deputetëve socialistë në komisionin parlamentar të medias, e ka sqaruar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Ai i është drejtuar me shkrim aktorit Robert Ndrenika, i cili e vuri në dukje mungesën e mazhorancës.

Sipas Taulant Ballës mbledhja ishte thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe për socialistët, kjo ishte thjesht një mbledhje private. Balla i thotë Robert Ndrenikës se të besosh që Vokshi apo Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert Deniro dhe Albana është Julia Roberts. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!