Debati për të zhdukurit në kohën e luftës, “plas” grushti në Kuvendin e Kosovës

schedule14:11 - 19 Nëntor, 2020

schedule 14:11 - 19 Nëntor, 2020

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përfshirë sot në një përplasje fizike, raportojnë mediat vendase.

Në pamjet e publikuara duket kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që është kapur me deputetët  e LVV-së, Hajrulla Ceku dhe Hekuran Murati.

Për shkak të situatës së krijuar, njoftohet po ashtu, se seanca është ndërprerë.

Gjatë fjalës së parashtrueses së interpelancës Saranda Bogujevci, është dëgjuar të kundërshtojë nga vendi kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Bogujevci iu drejtua: “Dallon ajo çka ti the që ka të bëjë me të zhvendosurit në atë me atë çka shkruan në dokument. Mos ma përmend familjen ti ski drejt, rri qaty ulu..”, iu drejtua Bogujevci, Gashit.

Ndërkaq edhe nënkryetarja Arbërie Nagavci i tërhoqi vërejtje deputetit Gashi, duke i thënë se “mëshoj tavolinës, mirëpo ndalo mos bërtit”.

Pas kësaj, Nagavci tha se seanca vazhdon në orën 15:30 pas pauzës së drekës. s.b/abcnews.al/