Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Debati për striptizmin, Kollçaku përplaset me Albatros Rexhaj: Dyshoj nëse i ke shkruar vetë librat e tu

schedule09:57 - 9 Shtator, 2020

schedule 09:57 - 9 Shtator, 2020

Në studion e “Abc-ja e Mëngjesit” u zhvillua një debat mbi për një ndër profesionet që ende mbetet një tabu, striptizmin Në një moment Ina Kollçaku u përplas me shkrimtarin Albatros Rexhaj, teksa ky i fundit u shpreh se femrat e shesin trupin si objekt.

Albatros Rexhaj: Është problem funksional me vendosjen e trupit të femrës si objekt. Bashkëbiseduesja ka të drejtë kur e bën krahasimin me Instagramin, vetëm në pikën që dhe ata që e shesin veten në mënyrë që meshkujt të masturbojnë me fotografitë e tyre, edhe ata e shesin veten si objekt dhe për mendimin tim janë pothuajse në të njëjtin rang. Mesa di unë të gjithë aktivistët seriozë të të drejtave të femrave në botë kanë problem me këtë gjë që femra duhet të trajtohet si subjekt dhe kjo është lufta e të qenit i barabartë.

Ina Kollçaku: Termi femër mëse shumë e gabuar se përdoret grua ose vajzë. Së dyti nuk e di nëse i ke shkruar vetë librat e tu, në këto momente po dyshoj shumë, nuk më përputhen dy imazhet. Mendoj se mund të jesh tronditur pak nga opinioni publik dhe po përpiqesh të mbash një qëndrim që do të jetë më i gjerë në publik dhe do të thonë bravo Albatros çfarë mendimi dha. Dhe e treta, të drejtat e grave dhe lufta që është bërë gjithmonë është bërë për të patur zgjedhjen e lirë.

Albatrosi: Ta shesësh trupin tënd si objekt nuk ka të bëjë me femiznimin… xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!