Milan dhe Inter po bëjnë përgatitjet që të nisin ndërtimin e stadiumit të ri. Tempulli i futbollit “San Siro” nuk do të rinovohet, por do të shembet.
Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka dhënë disa komente lidhur me situatën e stadiumit.
Ai është shprehur se është e pamundur dhe me rrezik të madh që të nis rinvimi i stadiumit të Milanit dhe Interit.
“Ka shumë arsye, por unë do të them një. Si mund të presim 50 mijë persona çdo gjashtë ditë, derisa punimet vazhdojnë?
Është e rrezikshme dhe e pamundur. Tjerat klube bëjnë kështu sepse janë vetëm dhe kanë mundësi të luajnë diku tjetër”, ka deklaruar Scaroni. /f.a/abcnews.al