Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Debati për paracetamolin dhe autizmin/ Mjekët: Është i nevojshëm tek shtatzënat, nuk ka prova për rrezik

schedule13:28 - 4 Tetor, 2025

schedule 13:28 - 4 Tetor, 2025

Duhet të përdorë, apo jo, një grua shtatzënë paracetamol, është një ndër diskutimet më të shpeshta ditët e fundit, pasi ne SHBA qeveria u rekomandoi mjekeve të ndalojnë përdorimin nga kjo kategori të një ilaci me baze paracetamoli që mund te shkaktoje autizëm te fëmija.

Mjeke obsteter gjinekologe thonë se sipas studimeve te kryera deri tani, nuk ka asnjë provë të drejtëpërdrejtë shkencore,  qe te tregoje se përdorimi i paracetamolit nga nëna shkakton autizëm tek fëmija që ajo lind.

Deri më sot nuk ka dal asnjë fakt shkencor që paracetamoli të ketë risqe. Sot për sot nuk ka asnjë protokoll mjekësor që e heq paracetamolin nga përdorimi, dhe për mendimin tim personal, Zoti t’na ruaj nëse mbetemi pa paracetamol, sepse shtatzënat e sigurt që njëherë në 9 muaj do kenë nevojë për të ul temperature, për shkak të virozave apo infeksioneve që mund ti prek”, thotë Juxhin Gjoshe, Obstetër-Gjinekolog.

Mjeku obstetër gjinokolog, Juxhin Gjoshe, thotë se paracetamoli mbetet zgjedhja më e sigurt për trajtimin e temperaturës së lartë apo gjendjet e virozave, gjatë shtatzënisë, por thekson se ai duhet te merret në mënyrë të kontrolluar.

“Medikamentet që përdoren gjatë shtatzënisë ndahen në disa grupe. Ata që përdoren lirisht janë në grupin B, ku ne i kemi si armë në dorë për gratë shtatzëna, si për aneminë, një gjendje virale. Paracetamoli bënë pjesë në grupin B, ku janë konfirmuar se s’kanë risqe, por të përdorura me masë. Nuk duhet të merren si karamele”, thotë ai.

Sipas mjekut Juxhin Gjoshe, një temperaturë mbi 38 gradë, nuk duhet neglizhuar, pasi shkakton komplikacione tek nëna dhe tek fetuesi,  madje tek ky i fundit, deri në pasoja ne tru.

Nëse kalon temperaturën 38 gradë, duhet marrë konsideratë çdo medikament që e ul temperaturën. Paracetamoli është më i sugjeruar dhe më i përdoruri. Në shtatzëninë e javëve të para mund të shkaktoj humbje të shtatzënisë, pra abort spontanë, por, problemet shkojnë deri në çrregullim të zhvillimit të trurit tek fetusi”, shpjegon mjeku.

Pas lajmeve te pakonfirmuara shkencërisht se perdorimi i paracetamolit në shtatzëni mund të shkaktojë çrregullime te spektirt autik te foshnja,  mjeku Gjoshe, ka një apel për gratë që presin të bëhen nëna

“Ju bëj thirrje, të mendojnë në balancë, përfitimin që kemi nga ulja e temperaturës dhe risqet nëse lihet temperatura të jetë e lartë. Duke vënë këtë balancë të bëjn zgjedhje, ka zhurma në rrjetet sociale që bëhem, jo çdo gjë që flitet qëndron, ndaj të flasin me mjekët”, shpjegon mjeku.

Paracetamoli është lehtësisht i gjindshëm në farmaci, megjithatë specialistët e shëndetit këshillojnë njerëzit që mos të ai te merret vetëm në rast nevoje dhe në sasi të kontrolluar, pasi përdorimi afatgjatë mund të shkaktojë probleme të parikuperushme të mëlçisë si dhe në organe të tjera.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!