Debati për maternitetin monument kulture, u shemb, por s’dihet kur do të ndërtohet, arkitektët kundër

schedule16:35 - 21 Mars, 2021

schedule 16:35 - 21 Mars, 2021

Nga Ema Shazivari

Një ditë më parë godina e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” ka nisur që të shembet, pasi do të ndërtohet nga e para si pasojë e dëmtimit nga tërmeti. Në vitin 2007, kjo ndërtesë u shpall “monument kulture i kategorisë së dytë” dhe në 2020 qeveria miratoi vendimin për rindërtimin e saj, me fondet e buxhetit të shtetit. Projektues është instituti i ndërtimit, me kontraktues “Ministrinë e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale”.

Në tabelën sqaruese mungojnë disa elementë. Nuk ka një datë për nisjen dhe përfundimin e punimeve. Aty thuhet se ndërtimi do të zgjasë zgjat 36 muaj dhe ka vlerën  466 milionë e 395 mije e 123,98 leke pa TVSH.

Por shembja e kësaj godine ka ngjallur shumë polemika jo vetëm për shkak të statusit. Arkitektë dhe inxhinierë, kanë dalë kundër duke e cilësuar projektin si jo transparent. Në lidhje me këtë, ka reaguar unioni i arkitektëve, urbanistëve dhe planifikuesve të Shqipërisë.

“Kjo ndërtesë historike – ashtu si Parku, Stadiumi, Teatri dhe shumë vila të viteve 20-30-të përfshihet në fondin e objekteve me status special dhe/ose monument kulture, dhe i përkasin një periudhe mjaft interesante të modernizimit të kryeqytetit.

Autoritet duhet të garantojnë që në fazat e prokurimeve publike që projektimi dhe zbatimi i punimeve të tilla ka ekspertizën dhe kulturën e duhur për ndërhyrje të tilla me karakter thellësisht restaurues, dhe jo të bëhen promotorë të kësaj kulture pune qoftë përmes heshtjes dhe neglizhencës. Aq më tepër që gjithçka ndodh natën, pa transparencë dhe në kushtet e pandemisë”.

Një reagim ka ardhur edhe nga partia demokratike, e cila nëpërmjet ish deputetes Albana Vokshit, e cilësoi shembjen e e maternitetit akt antiligjore duke e krahasuar me teatrin kombëtar. Vijon të mbetet funksionale për pacientet godina kryesore ndërsa shërbimet që kryheshin në pjesën e shembur, kanë ndërtesën e administratës së këtij spitali. Ai i ka hedhur themelet në vitin 1938. U ndërtua nga firma italiane “Motta Scandurra”, dhe quhej “Shtëpisë së nanës dhe fëmis”./ Abcnews.al